Me fishkëllima kërkojnë matarimin e Ligjit, punëtorët e Lotarisë thonë se në veri po punon Lotaria e Serbisë

Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës ka protestuar të enjten para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës.

Me fishkëllima ata e kanë filluan protestën, duke paralajmëruar edhe të reagime të tjera ditët në vazhdim.

Kryetari i Sindikatës, Shkëmbim Goçi tha se në mënyrë simbolike po protestojnë para Qeverisë për t’i kërkuar të drejtat e tyre sa i përket miratimit të ligjit.

“Ne e kemi pasë një pauzë, dy javë, tre javë prej protestës së kaluar për shkak se jemi taku me disa persona që na kanë ofruar vetë na kanë ofruar mbështetje do të bisedojmë me qeveri edhe kemi mbajt shpresë se do të reflektojmë sa i përket çështjes sonë”.

Tutje Goçi tha se ndonëse në pjesën tjetër të vendit nuk po lejohet të funksionojë lotaria në veri të vendit po ushtron funksion Lotaria e Serbisë.

Për këtë ai ka kërkuar përgjegjësi nga institucionet.

“Foto që veç një lojtar i ka dërguar prej pjesës veriore të Mitrovicës ku neve na mohohet e drejta për me organizuar lojëra të fatit. Kurse Lotaria e Serbisë organizon edhe në territorin tonë”.

“Krejt zonat ku ka popullatë Serbe organizohet lotaria, pyeten kryeministrin edhe ministrin e Financave qysh është e mundur kështu. 100 familje me i lanë pa bukë, pa punë kurse Lotaria e Serbisë vjen na organizon lojën tonë vjen në territorin tonë”.

Asnjë përgjigje thotë ai nuk e kanë marrë nga Qeveria, edhe pse para disa ditës janë takuar me kryetarin e Komisionit për Buxhet, Armend Muja, por që i njëjti më nuk u është përgjigjur, raporton EO.

“Kryetari i Komisionit për Buxhet e Financa z.Muja na ka ofruar vet edhe thotë se do ta shqyrtojmë edhe në komision, do ta marr përsipër. Kemi dërguar dokumente, pastaj kemi biseduar, një javë kohë do ta shqyrtojmë, tash as nuk e hap telefonin as nuk kthen e-mailin”.

“Kurrfarë konfirmimi as nga ana e Qeverisë, kemi dërguar shkresa përmes e-maili, shkresa në mënyrë fizike, përmes telefonit me kontaktuar po krejt është e kotë po kurrfarë përgjigje s’kem prej tyre”

Kategoritë
LajmeVendi