Me fotografitë e AA-së në selinë e NATO-s hapet ekspozitë për 15 korrikun

Öztürk në një fjalën e tij në hapjen e organizuar nga Përfaqësia e Përhershme e Turqisë në NATO tha se kanë organizuar një ekspozitë të tillë për të mbajtur në memorie tentativën për grusht shtet nga organizata terroriste FETO në vitin 2016

Me rastin e 15 korrikut, Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar, në selinë e NATO-s u është hapur ekspozita e përbërë nga fotografitë e Anadolu Agency (AA).

Në hapjen e ekspozitës në selinë e NATO-s në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës morën pjesë përfaqësuesi i përhershëm i Turqisë në NATO, ambasadori Basat Öztürk, zv/sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Baiba Braze, përfaqësues të përhershëm të disa vendeve të NATO-s, ushtarakë turq, zyrtarë nga delegacione diplomatike, si dhe punonjës të NATO-s.

Ambasadori Öztürk në një fjalën e tij në hapjen e organizuar nga Përfaqësia e Përhershme e Turqisë në NATO tha se kanë organizuar një ekspozitë të tillë për të mbajtur në memorie tentativën për grusht shtet nga organizata terroriste FETO në vitin 2016.

“Fotografitë që ekspozohen këtu janë fotografi të shkrepura nga Anadolu Agency gjatë tentativës për grusht shtet. Këto fotografi tregojnë guximin dhe vendosmërinë e popullit tonë” tha Öztürk, duke shtuar se populli turk pesë vite më parë qëndroi përballë rrjetit tradhtar të FETO-s për liritë dhe të drejtat e tyre individuale.

Öztürk theksoi se populli dhe shteti turk e refuzuan tentativën për grusht shtet ndaj qeverisë së zgjedhur, si dhe njoftoi se 251 dëshmorët që sakrifikuan jetën dhe dy mijë të plagosurit për këtë kauzë nuk do të harrohen.

Pasi tha se NATO është një “aleancë e demokracive”, Öztürk tha se demokracia, mbizotërimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe liritë individuale që ndodhen në marrëveshjen e Washingtonit janë vlerat themelore të aleancës.

Öztürk kujtoi se sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është një prej liderëve të parë që dënoi tentativën për grusht shtet dhe që shprehu solidarizim me Turqinë. Ai po ashtu kujtoi se sekretari i përgjithshëm pas tentativës për grusht shtet vizitoi parlamentin e bombarduar në Ankara.

Kategoritë
BotaLajme