Me ndihmën e mbesës 105-vjeçarja mposht Covid-19

Një italiane 105-vjeçare, është ndoshta gruaja më e moshuar në Europë që ka fituar betejën ndaj Covid-19. E moshuara e cilia i mbijetoi dy luftërave dhe tre pandemive, gëzon shëndet të plotë falë ndihmës nga mbesa e saj mjeke.

Ajo është 105 vjeç dhe është një prej grave më të moshuarave në Europë që mposhti koronavirusin. Italiania Maria Guzzardella ka 4 fëmijë, 10 nipër, mbesa e stërmbesa dhe arriti të mposhtë covidin falë ndihmës së mbesës së saj mjeke.

Papritmas gjyshja nuk u ngrit nga shtrati, ajo ishte plotësisht katatonike, madje as nuk më njohu”, thotë mbesa e saj Simona, me profesion mjeke. Ajo e kuroi gjyshen e saj në shtëpi, duke respektuar protokollin anticovid.

“Gjyshja përfundonte në hipotermi dhe sa herë arrinte pikën kritike, natën dhe ditën, ishte e nevojshme të merrte oksigjen. Me gjithë sinqeritet, nuk mendoja se do tja dilte “-shprehet ajo.

Virusi  Covid-19 hyri në familjen e 105-vjeçares duke prekur fillimisht djalin e saj Giorgio, mbi shtatëdhjetë vjeç, i cili qëndroi në spital për dy javë, i intubuar dhe në gjendje shumë të rëndë. Tani nënë e bir janë shëndoshe e mirë.

E moshuara e cilia i mbijetoi dy luftërave dhe tre pandemive ka faqen e saj në Facebook dhe shpesh herë luan me lojërat në kompjuter.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme