Federata e Futbollit të Spanjës deri më tani asnjëherë nuk e ka përmendur emrin e Kosovës.
Dje, “Furia e Kuq” arriti në Kosovë për ndeshjen që do zhvillohet në “Fadil Vokrri”, por në postimet e tyre shkruanin vetëm ‘arritëm në Prishtinë’, duke injoruar plotësisht emrin e Kosovës, shkruan lajmi.net.
E tëra kjo ndodhi, shkaku i politikës, ngase siç dihet Spanja është një ndër shtetet që nuk e njeh Kosovën.
Sidoqoftë, Federata e Futbollit të Spanjës në postimin e fundit i është drejtuar shtetit tonë në emër.
“Kosovë – Spanja. Kualifikimet Katar 2022. 20:45. Stadiumi Fadil Vokrri. Prishtinë”, ishte paralajmërimi i Federatës spanjolle për takimin e sotëm.
?¡¡HOY JUGAMOS!!?
⚽ Kosovo – ESPAÑA
? Clasificación #Catar2022
? 20.45h.
? Estadio Fadil Vokrri
? Pristina
? @La1_tve
✍️? PREVIA: https://t.co/PCImY7iAet
#⃣ #VamosEspaña pic.twitter.com/mj91ybeuiX— Selección Española de Fútbol (@SeFutbol) September 8, 2021