Më shumë se 3.9 milionë refugjatë lëshuan Ukrainën, thotë OKB

Më shumë se 3.9 milionë refugjatë kanë lënë Ukrainën që kur filloi pushtimi rus në fund të shkurtit, ka thënë Komisioneri i Lartë për Refugjatët të Kombeve të Bashkuara, këtë të marte.

3,901,713 refugjatë janë regjistruar të hënën përfshirë edhe 203,000 të vendeve të treta, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit.

Sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë një fjalimi të mbajtur në parlamentin danez ka kërkuar nga Perëndimi sanksione të tjera ndaj Rusisë.

Kategoritë
BotaLajme