Mediat amerikanë fajësojnë Trump-in për ngjarjet në ndërtesën e Kongresit

Një numër i madh i mediave akuzuan presidentin Trump për “nxitje të turmës” së mbështetësve të tij që bastisën ndërtesën e Kongresit

Bastisja e ndërtesës së Kongresit Amerikan (Kapitol) ishte kryefjala në gjithë vendin sot, ndërsa mediat mbuluan në masë të madhe “turmën e mbështetësve të Trump-it” dhe pamjet që tregojnë armë brenda të nxjerra brenda ndërtesës, transmeton Anadolu Agency (AA).

New York Times botoi numrin e ri me titullin e ballinës “Trump nxit turmën”, duke cituar një ligjvënës republikan që përshkruan evakuimet pasuese të shkaktuara nga incidenti si “pjesë e trashëgimisë së tij (Trump-it)”.

Gazeta i quajti gjithashtu amerikanët në portat e ndërtesës si “përfundimi i pashmangshëm i epokës Trump”.

Duke e konsideruar Trump-in përgjegjës për përplasjet, Washington Post e akuzoi atë për nxitje të turmës në “akte dhune kryengritjeje”.

“Senati refuzon kërkesën për të anuluar rezultatet e Arizonës pasi protestuesit pro-Trump penguan Kongresin”, shkroi Wall Street Journal, duke iu referuar një kërkese nga disa ligjvënës të Partisë Republikane për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të shtetit ku presidenti i zgjedhur Joe Biden u shpall fitues.

Gazeta gjithashtu përmendi vdekjen e një gruaje të qëlluar nga policia e Kapitolit, si dhe evakuimin e ligjvënësve dhe të tjerëve nga ndërtesa.

Përfshirë gruan, të paktën katër persona vdiqën pasi protestuesit hynë në ndërtesë.

New York Post përdori titullin “Pushtimi në kryeqytet”, duke thënë: “Nxirren armë për të mbrojtur Shtëpinë nga turma e mbështetësve të Trump”.

Nga ana tjetër, Los Angeles Times doli me titullin “Turma të nxitura nga Trump bastisin Kapitolin e SHBA-së”, duke nënvizuar katër vdekjet dhe plagosjen e “disa oficerëve dhe një protestuesi”.

Gjithashtu, fitorja historike e demokratëve në Georgia dhe kontrolli i tyre i mbi Senatin u raportua në gjithë shtypin.

Të mërkurën, mbështetësit e Trump-it që protestuan kundër certifikimit të Kongresit për fitoren presidenciale të Biden-it u përleshën me policinë, duke shkelur përfundimisht ndërtesën e Kongresit.

Trump dhe aleatët e tij politikë kanë pretenduar për muaj që zgjedhjet ishin të manipuluara.

Kategoritë
BotaLajme