Mehaj lidh marrëveshje me Turqinë

Ministri i Mbrojtjes, Armen Mehaj, ka thënë se Kosova gjatë ditës ka marr dy vendime të rëndësishme sa i përket fushës së sigurisë.

Bëhet fjalë për miratimin e nismës për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes për “Statusin e Forcave”, ndërmjet Kosovës e Turqisë si dhe nismën për lidhjen e marrëveshjes teknike mes Kosovës e Polonisë.

“Përveç tjerash, për këto vendime shumë të rëndësishme diskutuam edhe në takimin e sotëm me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se gjatë ditës, Kosova ka themeluar Grupin Punues për anëtarësim në NATO, ku Mehaj është anëtar i këtij grupi.

Kategoritë
LajmeVendi