Mehaj për largimin e ushtarëve ukrainas nga Kosova: Ata i kanë nevojat e tyre shtetërore, ne i respektojmë ato

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, nuk është në dijeni se kur forcat paqeruajtëse të Ukrainës që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it, do të largohen nga Kosova, raporton Ekonomia Online.

Në një deklarim për medie, Mehaj tha se ushtarët e Ukrainës i kanë nevojat e tyre shtetërore dhe se i respektojnë ato.

“Populli ukrainas është në shërbim të KFOR-it, kanë strukturat e veta dhe ata i kanë nevojat e tyre shtetërore. Ne i respektojmë ato”, tha Mehaj.

“Jo nuk kemi datë konkrete”, tha Mehaj kur u pyet nëse ka ndonjë datë se kur do të largohen ata.

Kategoritë
LajmeVendi