Memli Krasniqi takon ambasadorin Hovenier: PDK do të vazhdoj angazhimin për fuqizimin e mëtejmë të raporteve

Kosovë-SHBA Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur në takim Ambasadorin e ri amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi u shpreh se Ambasadorit Hovenier i utoi mirëseardhje në Kosovë dhe i ofroi të gjithë bashkëpunimin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Krasniqi dhe Hovenier kanë diskutuar edhe për prioritetet e përbashkëta strategjike në fushat e qeverisjes së mirë, zhvillimit ekonomik dhe integrimit Euro-Atlantik.

Kategoritë
LajmeVendi