Mërgim Berisha transferohet në Fenerbahçe

Fenerbahçe njoftoi se ka për katër vjet siguruar shërbimet e Berishës nga klubi austriak Red Bull Salzburg

Futbollisti nga Gjermania me origjinë kosovare, Mërgim Berisha, është transferuar në klubin e ligës së parë turke Fenerbahçe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, Fenerbahçe njoftoi se ka për katër vjet siguruar shërbimet e Berishës nga klubi austriak Red Bull Salzburg.

“I urojmë suksese dhe kampionate Berishës në klubin tonë verdh-e-kaltër. Mirë se erdhe në Fenerbahçe, Mërgim Berisha”, shkroi Fenerbahçe në faqen e saj zyrtare të internetit.

Kategoritë
LajmeSport