Merr fund dashuria e Ozil dhe Fenerbahce? Dy opsionet ku mund të transferohet mesfushori

Mesut Ozil thuhet se është i pakënaqur te Fenerbahce, vetëm tetë muaj pasi iu bashkua skuadrës turke nga Arsenali.

AS raporton se lojtari është i hapur për t’u larguar pavarësisht se i kanë mbetur edhe tre vjet në marrëveshjen e tij aktuale.

Bëhet me dije se ai mund të kalojë në Katar ose MLS, shkruan DailyMail.

Trajneri Vitor Pereira nuk ka besim të plotë te Ozil dhe preferon 20-vjeçarin Muhammet Gumuskaya, i cili luajti në vend të gjermanit në të dyja ndeshjet kualifikuese të Ligës së Evropës për klubin.

Kategoritë
Sport