Mesazhi i Donfried: Urgjente të punojmë që Kosova të sigurojë vendin e duhur në institucionet europiane dhe euroatlantike

Ndihëmssekretarja amerikane për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, ka thënë se gjendet në Kosovë në një moment përcaktues në veçanti për Ballkanin Perëndimor.

Kjo në kohën kur Ukraina është në luftë nga agresioni rus, raporton EO.

”Siç e dini jam këtu, në një kohë sfiduese, në një moment përcaktues për Europën, e në veçanti për Ballkanin Perëndimor. Lufta e pajustifikuar dhe brutale në Rusi, na ka treguar sa e rëndësishme dhe urgjente është që të punojmë për të siguruar që Kosova dhe fqinjët e saj të vazhdojnë reformat e domosdoshme për konsolidimin demokratik dhe integrimin e tyre në institucionet europiane dhe euroatlantike”.

”Edhe pse e fituar me shumë mund, paqja dhe progresi i Kosovës nuk duhet të mirren si e mirëqenë. Të gjithë ne duhet të punojmë çdo ditë për të siguruar nevojën e qytetarëve tanë. Kjo do të thotë avancimin e përpjekjeve për të siguruar që Kosova e merr vendin e duhur në institucionet e saj europiane dhe euroatlantike përfshirë përmes marrëveshjes për normalziimin e marrëdhënivee me Serbinë që përqëndrohet në njohjen e ndërsjellë”.

Kategoritë
LajmeVendi