Mesazhi prekës i Cristiano Ronaldos po golit të fitores së Man United ndaj Atalantës

Cristiano Ronaldo ka shpërndarë një mesazh pas fitores me përmbysje të Man United kundër Atalantës në Ligën e Kompionëve.

36-vjeçari shënoi golin e fitores në minutën e 81-të, pasi skuadra italiane  kryesoi 0-2 në pjesën e parë.

Galat dhe Rashford dhe Maguire rikthyen “Djajtë e Kuq” në kushte të barabarta, para se CR7 të kërcente mbi mbrotjen italiane për të përfunduar topin në rrjetë dhe për të lehtësuar presionin ndaj trajnerit, Solskjaer.

Pas përfundimit të ndeshjes, Ronaldo shkruan: “Po! Teatri i Ëndrrave është një zjarr! Jemi gjallë!

Ne jemi Man United dhe nuk heqim dorë kurrë! Ky është Old Trafford”, përfundon CR7.

Kategoritë
Sport