Mesfushori rebelohet dhe refuzon rinovimin, Bayern Munchen hap “ankandin”

Luhet Kampionati Europian dhe shumë lojtarë të Bayern Munchen janë duke luajtur në atë kompeticion, por kjo s’do të thotë se klubi duhet të pushojë. Në fakt janë disa çështje të rëndësishme me kontratat për t’u zgjidhur.

Kingsley Coman ka refuzuar rinovimin dhe kërkon trajtim të njëjtë financiar dhe sportiv me Leroy Sane. Rebeli i radhës është Leon Goretzka. Bild Sport raporton se mesfushori ka pakënaqësi me klubin dhe ka refuzuar propozimin e tyre për rinovimin e kontratës.

Marrëveshja aktuale skadon në verën e vitit të ardhshëm dhe rinovimi nuk është më një mundësi. Bayern e nxjerr menjëherë në merkato për të nxjerrë para prej tij dhe në ankand hyjnë direkt thuajse të gjithë klubet e mëdha. Sigurisht sepse është çmim okazion.

 

Kategoritë
LajmeSport