Mësimdhënësja Zeqiri: Do të ishte mirë që marrja e vaksinës të bëhej obligative

Blerta Zeqiri e cila ushtron profesionin e mësimdhënëses në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë ka bërë të ditur se tashmë ajo e ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ndërsa hezitimin e disa mësimdhënësve që ta marrin këtë vaksinë e sheh tek ata persona që tashmë e kanë kaluar virusin.

“Disa mësimdhënës që hezitojnë që ta marrin vaksinën mendoj së janë ata që e kanë kaluar virusin dhe mendojnë se kanë ende antitrupa, por disa të tjerë që nuk e kanë kaluar virusin nuk hezitojnë për një gjë të tillë”, është shprehur Zeqiri në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ajo thotë se Qeveria e Kosovës do të ishte mirë që marrjen e vaksinës ta bënte obligative, pasi që sipas saj edhe varianti Delta i COVID-19 do ta vështirësojë akoma situatën me pandeminë.

“Unë mendoj së do të ishte mirë që marrja e vaksinës të bëhej obligative sepse gjithmonë kanë qenë dy grupe të njerëzve që disa e kanë mbështet vaksinimin dhe disa që nuk e kanë mbështetur por fitues kanë dalë gjithmonë ata që e kanë mbështetë vaksinimin. Varianti DELTA e vështirëson situatën me pandeminë”, ka thënë Zeqiri

Kategoritë
LajmeVendi