Mësimi në UP do të vazhdojë online

Përkundër kërkesave të shumta nga studentët e Universitetit të Prishtinës që mësimi të mbahet me prani fizike në ambientet e fakulteteve, një vendim i tillë ende nuk është marrë, pavarësisht se ajo ka shkuar edhe në zyrat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Universiteti i Prishtinës thotë se nuk ka marrë ndonjë vendim nga institucionet përgjegjëse për ndryshimin e organizimit të procesit zgjedhor.

“Universiteti i Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ njoftoi se tani nuk kemi pranuar ndonjë shkresë zyrtare nga instancat përgjegjëse për ndryshim të organizimit të procesit mësimor në UP, në rrethanat e pandemisë Covid-19”, thuhet në sqarimin e UP-së.

Po ashtu, UP thotë se nuk kanë pranuar as ndonjë vendim zyrtar për ndryshim të vlerës së pagesave për studentët.

UP-ja ju informon që deri në pranimin e vendimeve zyrtare nga organet kompetente, do të vazhdojmë implementimin e vendimeve në fuqi.

Kategoritë
LajmeVendi