Mësohen çiftet çerekfinale të Kupës së Kosovës

Sot është hedhur shorti për çerekfinalet e Kupës së Kosovës.

Fillimisht është mësuar se ndeshja e parë do të jetë ajo mes FC Feronikelit dhe FC Prishtinës, shkruan lajmi.net.

Më pas, KF Trepça 89’ do të luajë kundër KF Llapit, e cila pritet të jetë sfidë shumë interesante.

Istogu pasi eliminojë Gjilanin, tani do të luajë kundër FC A&N, ndërsa Dukagjini do të luajë me Drenicën.

Çerekfinalet do të zhvillohen më 16 dhe 17 mars, ku nuk do të ketë ndeshje të kthimit.

Kategoritë
Sport