Mësohet shuma e parave që u grabiten dje në rrugën Prishtinë-Gjilan

Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Sic raportojnë mediat sot, në furgonin që po barte para, ditën e djeshme, në grabitjen e armatosur në magjistralen Prishtinë-Gjilan, janë vjedhur rreth 450 mijë euro.

Policia e Kosovës njoftoi se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një kombi, i cili ka qenë duke transportuar para të bankave, ndërkaq, përderisa pritej që hetimet të vazhdonin nga Policia, më vonë gjatë ditës u gjet edhe vetura me të cilën dyshohet se ishte kryer sulmi.

Vetura u gjet e djegur në fshatin Parallovë të Komunës së Artanës.

Kategoritë
LajmeVendi