Messi nuk feston me shokët e skuadrës fitoren ndaj Lyon, i zemëruar qëndron në dhomat e zhveshjes (Video)

Lionel Messi në minutën e 75-të u zëvendësua në ndeshjen PSG-Lyon.

Mauricio Pochettino, pa ndonjë gabim të dukshëm fizik, vendosi të zëvendësojë yllin argjentinas me Achraf Hakimi, marrë nga Marca.

Ndeshja ishte 1-1 deri në ato momente dhe PSG kishte nevojë për një gol tjetër, por që për fat e gjeti Icardi në minutat shtesë duke fituar 2-1.

Kur Messi u zëvendësua shkëmbeu një fjalë me Pochettinon kur ai shkoi për ta përshëndetur, por numri 10 nuk i dha as dorën.

Por zhgënjimi nuk kishte fund për Messin. Disa lojtarë festuan fitoren e tyre të gjashtë radhazi në kampionat me ultrasit Leo Messi, i cili ishte akoma i zemëruar qëndroi në dhomat e zhveshjes duke mos festur me shkokët e skuadrës.

Kategoritë
Sport