Mesut Özil i dhuron 100.000 euro Gjysmëhënës së Kuqe Turke

Futbollisti i njohur turk, Mesut Özil i ka dhuruar 100 mijë euro Gjysmëhënës së Kuqe Turke, ka njoftuar organizata humanitare me një komunikatë të shkruar.

Sipas deklaratës me shkrim nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke Özil ka dhuruar 100 mijë euro për fushatën e Gjysmëhënës për muajin e Ramazanit.

Me donacionin e Özil-it do të përfitojnë 128 mijë njerëz në nevojë. Në kuadër të kësaj do të shpërndahen kuti me ushqime për Ramazanin, përkatësisht 2.800 për refugjatët në Turqi, 1.000 në Indonezi dhe 750 për refugjatët e strehuar në kampet e ngritura në Bangladesh, Arakan.

Gjithashtu për 30 ditë do të shpërndahet ushqim iftari në jetimoret në Idlib të Sirisë dhe Mogadishu të Somalisë dhe lodra e dhurata për fëmijët.

Kategoritë
Sport