Michel: Jemi gati të mobilizojmë shumë para për t’i mbështetur reformat në Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel ka thënë se samiti që po mbahet në Slloveni do të jetë mundësi që t’iu tregojnë partnerëve të Ballkanit Perëndimor qëllimet e investimeve të BE-së.

“Ky samit është mundësi për ta bërë të qartë se ne jemi gati të mobilizojmë shumë para për të mbështetur reformat ekonomike, luftën kundër korrupsionit dhe duam të përmirësojmë qeverisjen. Ne duam lidhje me të ngushta me këto vende”.

Derisa tha se po e ndiejnë konveregjencën me vendet e Ballkanit Perëndimor, Michel shtoi se duan edhe më shumë influencë.

“Ne duam më shumë ndikim në botë për të promovuar vlerat tona dhe për të mbrojtur interesat tona. Ne gjithashtu do të identifikojmë se cilët do të jenë hapat që do ndërmarrim në proces dhe duam që të kemi progres”.

Kategoritë
BotaLajme