Mijëra afrikanë kanë vërshuar në një zonë për të gërmuar për diamante, pasi një burrë gjeti një gur të paidentifikuar, që duket si kristal

Mijëra kërkues thesari kanë vërshuar në fshatin KwaHlathi në Afrikën e Jugut, duke besuar se zona mund të përmbajë diamante.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, kjo vjen derisa një burrë nxori një gur si kristali në një fushë të hapur dhe tregoi për zbulimin e bërë.

Gurët nuk janë analizuar akoma nga ekspertët gjeologjikë dhe autoritetet iu kanë kërkuar njerëzve në zonë që të largohen në mënyrë që bëhet një hetim i duhur.

Qeveria provinciale shpërndau gjithashtu një video të zonës në Twitter, duke shprehur shqetësim për atë që e ka quajtur “nxitim për diamante”.

Ata kanë shkruar në Twitter se kishin “vërejtur me shqetësim, raportet e aktivitetit të paligjshëm të minierave në KwaHlathi jashtë Ladysmith”.

Kategoritë
BotaLajme