Mikrobi vdekjeprurës, i zbuluar për herë të parë jashtë spitalit, u gjet në një plazh aziatik

Një super-mikrob vdekjeprurës në spital është zbuluar në një plazh të largët në Ishujt Andaman dhe kjo është hera e parë që ekspertët kanë gjetur këtë organizëm rezistues ndaj ilaçeve në natyrë.

C. auris është një kërpudhat që shkakton një infeksion të rrezikshëm. Ai u zbulua për herë të parë në vitin 2009 në një pacient në Japoni, dhe shumë shpejt u përhap në të gjithë botën.

Ky mikrob mund të shkaktojë infeksione serioze të sistemit vaskular, veçanërisht në pacientët që kanë nevojë për katetera, tuba ushqyes ose aparate për frymëmarrje. Infeksionet janë të vështira për t’u trajtuar pasi kjo kërpudhë shpesh është rezistuese ndaj ilaçeve të shumta antifungale.

“Kur ai paraqitet në spital, është një makth”, tha mikrobiologu Arturo Casadevall nga Shkolla e Shëndetit Publik Johns Hopkins Bloomberg.

Në vitin 2019, Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) e shpallën C. auris një “kërcënim urgjent” për shëndetin publik.

Megjithëse speciet e lidhura janë gjetur në disa bimë dhe në zona me sipërfaqe uji, C. auris deri më tani ka banuar vetëm në ambient spitalor dhe nuk është gjetur në natyrë.

Casadevall dhe kolegët e tij besuan se C. auris kaloi te njerëzit për shkak të ndryshimit të klimës. Kërpudha u adaptua në një mjedis më të ngrohtë për shkak të temperaturave më të larta. Ajo nuk ishte transferuar te njerëzit më parë pasi që trupat e tyre ishin shumë të nxehtë për të.

Mikrobiologu Anuradha Chowdhary dhe ekipi i tij nga Universiteti i Delhit në Indi donin të testonin këtë hipotezë dhe analizuan mostrat e tokës dhe ujit të mbledhura në tetë vende përreth ishujve Andaman, një arkipelag i largët tropikal midis Indisë dhe Mianmarit.

Ata gjetën C. auris në dy vende: në një zonë të lagur të largët dhe të pa vizituar dhe në një plazh të largët që ndonjëherë vizitohet nga njerëzit.

“Kërpudhat C. auris që gjenden në plazh janë rezistuese ndaj ilaçeve të shumta dhe janë të lidhura ngushtë me një lloj që zakonisht gjendet në spitale”, tha Chowdhary, raporton Live Science.

“Varianti i gjetur në kënetë nuk ishte rezistues ndaj ilaçeve dhe u zhvillua më ngadalë në temperatura më të larta, që do të thotë se mund të jetë një lloj i egër i C. auris që nuk është përshtatur ende me temperaturat e larta të trupit të njerëzve dhe gjitarëve të tjerë”, shpjegoi Casadevall.

Nuk dihet ende se si C. auris spitalor përfundoi në mjedisin e tij natyror. Është e mundur që të jetë sjellë në zonë nga njerëzit ose është transportuar nga rrymat oqeanike përmes mbeturinave.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme