“Milingonat mund të zbulojnë qelizat kancerogjene tek njerëzit”

Hulumtimi është kryer mbi milingonat e zeza, një specie e njohur edhe si milingona të mëndafshta, të cilat banojnë pothuajse në të gjithë Evropën dhe që kanë të zhvilluar shqisën e të nuhaturi.

Hulumtimet shkencore të kryera në Francë kanë zbuluar se milingonat “Formica fusca” mund të njohin dhe zbulojnë qelizat kancerogjene në trupin e njeriut me nuhatje.

Qendra Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore (CNRS) tha se ky hulumtim epokal mbi milingonat është zhvilluar nga shkencëtarët e tyre me kolegët nga Universiteti i Sorbonës, Instituti Curie dhe Instituti për Kërkime Shëndetësore dhe Mjekësore (INSERM).

Hulumtimi është kryer mbi milingonat e zeza, një specie e njohur edhe si milingona të mëndafshta, të cilat banojnë pothuajse në të gjithë Evropën dhe që kanë të zhvilluar shqisën e të nuhaturit.

Shkencëtarët trajnuan milingonat me një sistem shpërblimi në intervale prej disa minutash dhe u mundësuan këtyre insekteve të dallonin qelizat e shëndetshme të njeriut nga qelizat me kancer.

Gjithsej 36 milingona fillimisht nuhatën qelizat kancerogjene tek njerëzit dhe e lidhën këtë erë me një shpërblim nga solucioni i sheqerit.

Studiuesit më pas lejuan milingonat të nuhasin dy inde, një të shëndetshme dhe tjetrën kancerogjene. Studiuesit zbuluan se insektet, të cilat nuk shpërbleheshin në këtë fazë, kishin tendencë për indet kancerogjene.

Në fazën e fundit, shkencëtarët i ekspozuan milingonat ndaj erës së qelizave të ndryshme të kancerit dhe në fund përcaktuan se milingonat mund t’i dallonin ato.

CNRS tha se gjetjet e këtij studimi duhet të vlerësohen në prova të mëdha klinike njerëzore.

Hulumtimet zbuluan se milingonat kanë treguar potencial të madh, me kosto të ulët dhe janë efektive.

Shkencëtarët pohojnë se trajnimi i qenve të përdorur në studime të ngjashme zgjati me muaj ndoshta edhe një vit, me kosto dukshëm më të larta.

Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në revistën “iScience”.

Kategoritë
FamiljeShëndetësi