Militanti i PD-Berishës: Kam qarë si fëmijë kur mora vesh se ike, të bëj be për fëmijët se jam i pari që vritem për ty

Një nga mbështetësit e Sali Berishës ka deklaruar publikisht se është gati edhe të vritet për të.

I pranishëm në takimin e Shkodrës, burri mori mikrofonin dhe tha se kishte qarë kur kishte marrë vesh që Berisha kishte hequr dorë nga posti i kryetarit të PD-së.

“Zoti Berisha unë jam këtu për t’ju thëmë se kam qa si fmi kur kam
marrë vesh se ike. Kam qysh tetë vjet që kam flamurin e PD-së. Mblidh Kuvendin Kombëtar edhe ta provojë Basha a qëndron dot në seli të PD-së. Po të bëj be në fëmijët se vritem për ty. Më ka ardhur tri herë mikrobusi në shtëpi dhe kam ba 30 ditë burg. Jam ai që ke nxjerrë në status në Facebook, poshtë Edi Rama dhe Rama Ik”, tha ai.

Kategoritë
LajmeVendi