Ministrat e Mbrojtjes së Turqisë, Britanisë dhe Italisë takohen në Sicili

Gjatë bisedimeve trepalëshe u diskutuan marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe çështjet rajonale

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë u takua me homologët e tij britanikë dhe italianë në ishullin Sicili të Italisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë bisedimeve trepalëshe, të cilat u zhvilluan në aeroplanmbajtësen HMS Queen Elizabeth të ankoruar në Portin Augusta, Hulusi Akar, Ben Wallace dhe Lorenzo Guerini diskutuan marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe çështjet rajonale.

Pas bisedimeve trepalëshe, Akar zhvilloi gjithashtu një takim dypalësh me Wallace-in.

Ndërkohë, pas takimeve të cilat Akar i quajti “konstruktive dhe pozitive”, shefi turk i Mbrojtjes u nis për në Libi.

Kategoritë
BotaLajme