Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, me një ceremoni zyrtare të mbajtur në Ankara priti homologun e tij kosovar, Armend Mehaj.
Sipas një deklarate të Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Akar dhe Mehaj theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në fushat e trajnimit ushtarak dhe industrisë së mbrojtjes.
Dy ministrat zhvilluan një takim dypalësh, ndërsa më pas u mbajtën edhe bisedime midis dy delegacioneve.
Gjatë takimit, ministri turk i Mbrojtjes shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve, ndërsa dy ministrat diskutuan çështje dypalëshe dhe rajonale në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. (AA)