Ministrat e Mbrojtjes së Turqisë dhe SHBA-së njoftojnë situatën në Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se Hulusi Akar dhe Lloyd Austin diskutuan gjithashtu lidhjet dypalëshe dhe çështje të tjera rajonale të mbrojtjes dhe sigurisë

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, për të diskutuar situatën në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë përmes një postimi në Twitter tha se Akar dhe Austin diskutuan gjithashtu lidhjet dypalëshe dhe çështje të tjera rajonale të mbrojtjes dhe sigurisë.

Turqia dhe SHBA kanë kritikuar vendimin e Moskës për të nisur një ndërhyrje ushtarake në Ukrainë.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha më herët gjatë ditës se ndërhyrja ushtarake e Rusisë kundër fqinjit të saj perëndimor ishte “kundër ligjit ndërkombëtar dhe një goditje e rëndë për paqen, qetësinë dhe stabilitetin e rajonit”.

Ai u shpreh se Turqia kundërshton operacionin ushtarak “të papranueshëm” të Rusisë kundër Ukrainës dhe përsërit thirrjen e saj për Moskën dhe Kievin që të zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut në përputhje me Marrëveshjet e Minskut.

Kategoritë
BotaLajme