Ministrat Xhaçka dhe Peleshi betohen para presidentit Meta

Dy ministrat e rinj të Qeverisë Rama të sapovotuar në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bënë betimin para presidentit Ilir Meta.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, ministrja Xhaçka dhe ministri Peleshi u betuan me dorën mbi Kushtetutë para kreut të shtetit.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u dorëzoi dekretet përkatëse të emërimit, ministres Xhaçka dhe ministrit Peleshi, duke u uruar suksese në detyrat e tyre të reja e të rëndësishme.

Në ceremoninë e betimit ishte i pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, Engjëll Agaçi.

Kategoritë
LajmeRajoni