Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka u takua me zv. Kryeministrin dhe Ministrin për Zhvillim Rajonal dhe Punëve Publike në Republikën e Bullgarisë , Grozdan Karadjov
Qëllimi i takimit ishte zgjerimi i bashkëpunimit në fushën e zhvillimit rajonal, shkëmbimin e përvojave si dhe përgatitjen e programeve për qasje në fondet e BE-së me theks të veçantë programet transnacionale
Damka falënderoi zv. Kryeministrin dhe Ministrin e ZHRPP Karadjov për mirëpritjen, ku theksoi që arsyeja e vizitës së sotme përveç bashkëpunimit ku kishte një dakordim për një memorandum të bashkëpunimit në një të ardhme të afërt i cili do të nënshkruhet në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Bullgarisë në fushën e Zhvillimit Rajonal është edhe mundësia e pjesëmarrjes së Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike të Bullgarisë në Konferencën për Zhvillim Rajonal