Ministri i Jashtëm Çavusoglu priti në takim ambasadorin e Ukrainës në Ankara Vasyl Bodnar

Turqia mbështetë plotësisht unitetin politik, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu priti ambasadorin e Ukrainës në Ankara, Vasyl Bodnar.

Ministri Çavusoglu ka postuar në llogarinë e tij në Twitter se kanë pritur ambasadorin Bodnar në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Çavusoglu në mesazhin e tij tha: “Ne mbështesim plotësisht unitetin politik, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Unë do të doja të falënderoja autoritetet ukrainase për mbështetjen e tyre në procesin e evakuimit të qytetarëve tanë.”

Trupat ruse filluan një ofensivë në Ukrainë më 24 shkurt.

Kategoritë
BotaLajme