Ministri i Jashtëm iranian: Disa keqkuptime mes Iranit dhe Azerbajxhanit u tejkaluan

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abdollahian deklaroi se disa keqkuptime të shfaqura kohët e fundit mes Iranit dhe Azerbajxhanit u tejkaluan falë mençurisë së zyrtarëve të të dy vendeve

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian deklaroi se disa keqkuptime të shfaqura kohët e fundit mes Iranit dhe Azerbajxhanit u tejkaluan falë mençurisë së zyrtarëve të të dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme iraniane thuhet se Abdollahian zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov.

Abdollahian në bisedë vuri theksin mbi marrëdhëniet vëllazërore dhe të ngushta mes Iranit dhe Azerbajxhanit. “Krahas disa keqkuptimeve në kohët e fundit kaluan në veprim edhe disa qarqe të shqetësuara nga marrëdhëniet miqësore të vendeve tona, por i kapërcyem këto falë mençurisë së zyrtarëve të të dy vendeve. Tashmë si dy vende mund të përparojmë në rrugën për të zgjeruar edhe më tej bashkëpunimin dypalësh”, tha ai.

Shefi i diplomacisë iraniane potencoi se për zgjidhjen e problemeve në Kaukaz mbështesin në mënyrë të fuqishme bisedimet për bashkëpunimin rajonal përfshirë edhe formatin e negociatave 3+3 në të cilën është përfshirë edhe Turqia dhe se Irani beson se problemet në rajon mund të zgjidhen me mekanizma brenda rajonit.

Ministri azerbajxhanas, Jeyhun Bayramov tha se nuk duhet të lejohet që të tjerët të përfitojnë nga keqkuptimet mes dy vendeve dhe se çdo keqkuptim duhet të zgjidhet në mjedis miqësor dhe vëllazëror.

Ai vuri në dukje se janë të gatshëm të zgjerojnë marrëdhëniet mes Bakusë dhe Teheranit.

Kategoritë
BotaLajme