Ministri i Jashtëm serb: Kroacia na fyu për çështjen e Kosovës

Ministri i Jashtëm serb, Nikolla Selakoviq thotë se duke u bërë thirrje pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njohën Kosovën që ta bëjnë këtë, ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman tregoi se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë nuk po ndërtohen, por se ato janë të brishta dhe të ngarkuara me disa gjëra nga e kaluara, raporton Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Sipas Selakoviqit, kjo nuk është rruga që duhet ndjekur.

“Heshtja jonë tregon se sa jemi të gatshëm të durojmë dhe kështu të investojmë në të ardhmen”, tha ai.

“Nëse dikush mendon se duke e fyer Serbinë ai do të arrijë të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve të përbashkëta mes Serbisë dhe Kroacisë, gabon shumë. Ne nuk heshtim para gjërave të tilla”, u tha Selakoviq gazetarëve në Antalia të Turqisë.

Kategoritë
Lajme