Ministri i Shëndetësisë i shkon në zyrë Përparim Ramës

Shefi i ri i Prishtinës Përparim Rama e ka pritur në takim ministrin e shëndetësisë Rifat Latifin

Rama tha se me ministrin Latifi kanë diskutuan dhe u pajtuan që të ndërmarrin veprime në interes të shëndetit të qytetarëve duke i përfshirë të gjithë akterët në vendimarrje.

Postimi i plotë

Pata kënaqësinë të pres në Komunën e Prishtinës, Ministrin e Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifin, me të cilin diskutuam për gjendjen aktuale sa i përket Pandemisë si dhe çështje të tjera të interesit publik.

Me Ministrin Latifi u pajtuam që të ndërmarrim veprime në interes të shëndetit të qytetarëve duke i përfshirë të gjithë akterët në vendimarrje.

Për ne, prioritet është ruajtja e shëndetit të qytetarëve, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e tyre.

Kategoritë
LajmeVendi