Ministri Mehaj takon ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, flasin për sigurinë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në vazhdën e takimeve me subjekte e autoritete këtë të enjte ka takuar ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bislim Zyrapin.

Mehaj thekson se interesat nacionale kërkojnë bashkimin e forcave, dijes dhe përvojës së të gjithëve pa dallim.

Në këtë takim ata diskutuan për situatën e sigurisë në vend për t’ju lënë vend edhe çështjeve tjera.

“Me zotëri Zyrapin diskutuam për situatën e përgjithshme të sigurisë në kontekstin e ri gjeopolitik dhe mundësisë së angazhimit të potencialit të nevojshëm institucional dhe shoqëror në menaxhimin e suksesshëm të sfidave në mjedisin vendor dhe rajonal të sigurisë”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Kujtojmë se Mehaj ditë më parë ka pritur në takim ish-komandantët e pensionuar të Forcës së Sigurisë së Kosovës që ishin edhe pjesë e TMK-së dhe UÇK-së, Agim Çekun, Sylejman Selimin dhe Kadri Kastratin.

Kategoritë
LajmeVendi