Ministri Murati: Zgjerohet skema e shtesave për fëmijë edhe për fëmijët e lindur nga viti 2015, që nga nesër mund të aplikoni

Ministri i Financave, Hekuran Murati me anë të një postimi ka bërë të ditur se  është zgjeruar skema e shtesave për fëmijë edhe për fëmijët e lindur nga viti 2015.

Murati u shrpehë se aplikimi do të filloj që nga dita e nesërme, transmeton Reporteri.net.

“Pra të gjitha nënat që kanë fëmijë të lindur nga data 1 janar 2015 e tutje, mund të aplikojnë për shtesa, të cilat do të fillojnë t’i marrin nga ky muaj. Aplikimi për fëmijët 2015+ do të hapet prej ditës së nesërme. Për të përfituar nga ky muaj e tutje, aplikimi duhet të bëhet më së largu deri me 24 tetor. Aplikimet që bëhen pas datës 24 tetor, shqyrtohen në muajin pasues”, u shprehë Murati ndër të tjera në postimin e tij.Ministri Murati u shprehë se që të pranohen aplikimet, qytetarët duhet të sigurohen që llogaria është në emrin e nënës.

https://www.facebook.com/HekuranMurati/posts/10159762752730522

Kategoritë
LajmeVendi