Ministri turk Akar pritet me ceremoni ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes së Bosnjë dhe Hercegovinës

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare i Turqisë, Hulusi Akar, u takua me ministrin e Mbrojtjes së Bosnjës dhe Hercegovinës, Sifet Podzhiq.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare i Turqisë, Hulusi Akar, u takua me ministrin e Mbrojtjes së Bosnjës dhe Hercegovinës, Sifet Podzhiq, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri Akar po qëndron për një vizitë zyrtare në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Pas vizitës në Varrezën e Dëshmorëve Kovaçi në kryeqytetin Sarajevë, Akar arriti në Ministrinë e Mbrojtjes së Bosnjë-Hercegovinës, ku u prit me ceremoni ushtarake nga homologu Podzhiq.

Pas ceremonisë, dy ministrat kaluan në takimin kokë më kokë dhe më pas atë midis delegacioneve.

Pas Bosnjë dhe Hercegovinës, ministri turk Akar do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Akar pritet të takohet me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, dhe të pritet në një takim nga presidentja Vjosa Osmani. Gjithashtu Akar do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe personelin me detyrë në Kryesinë e Delegacionit Përfaqësues Turk në kuadër të KFOR-it.

Kategoritë
LajmeRajoni