Ministri turk i mbrojtjes pret në takim homologun e tij kosovar

Ministri kosovar Mehaj, i cili gjendet në një vizitë zyrtare në Turqi, u prit nga homologu i tij në Ministrinë e Mbrojtjes me anë të një ceremonie ushtarake

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes të Kosovës, Armend Mehaj, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri kosovar Mehaj, i cili gjendet në një vizitë zyrtare në Turqi, u prit nga homologu i tij në Ministrinë e Mbrojtjes me anë të një ceremonie ushtarake.

Pasi Mehaj përshëndeti trupën ceremoniale dhe u nënshkrua në librin e nderit, të dy ministrat kaluan në takim dypalësh.

Në takim u shkëmbyen mendime për bashkëpunim në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë rajonale, si dhe industrisë së mbrojtjes dhe çështjet dypalëshe, ndërsa u shpreh nevoja e rritjes së bashkëpunimit arsimor ushtarak ndërmjet Turqisë dhe Kosovës, që kanë një sfond historik dhe vlera të përbashkëta.

Kategoritë
LajmeVendi