Ministri Vitia: I kemi siguruar vaksinat, jemi gati për vaksinim masiv

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se janë në momentet përfundimtare të parapërgatitjeve për nisjen e vaksinimit masiv ndaj COVID-19 në nivel vendi.

Vitia thotë se janë siguruar vaksinat dhe janë bërë përgatitjet, njofton KlanKosova.tv.

“Pas shumë sakrificave, humbjeve e vështirësive të këtij viti që lamë pas, kemi mbërritur tanimë në një stacion të ri nga ku mund të nisim rrugëtimin tonë drejt imunizimit. I kemi siguruar vaksinat, i kemi bërë përgatitjet. Së shpejti mbërrin dhe kontigjenti i parë i vaksinave Pfizer nga sasia që ka kontraktuar Republika e Kosovës”.

Vitia mes tjerash thotë se shpreson që qytetarët të jenë të mbrojtur ndaj virusit gjatë vjeshtës dhe dimrit.

Njoftimi i plotë i Vitisë:

Jemi në momentet përfundimtare të parapërgatitjeve për nisjen e vaksinimit masiv në të gjithë vendin tonë.

Pas shumë sakrificave, humbjeve e vështirësive të këtij viti që lamë pas, kemi mbërritur tanimë në një stacion të ri nga ku mund të nisim rrugëtimin tonë drejt imunizimit.

I kemi siguruar vaksinat, i kemi bërë përgatitjet. Së shpejti mbërrin dhe kontigjenti i parë i vaksinave Pfizer nga sasia që ka kontraktuar Republika e Kosovës.

Kështu shpresoj dhe besoj që do ta kemi një vjeshtë e dimër më të sigurtë dhe që më të dashurit tanë do të jenë më të mbrojtur.

Ju lutem si çdo herë: ndiqni dhe informohuni në njoftimet zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë për mënyrën, kohën dhe kriteret e vaksinimit.

Ju falenderoj të gjithëve për besimin dhe solidaritetin e treguar prej shkurtit të vitit 2020.

Falenderime nga zemra të gjithëve që ndihmuan në sigurimin e vaksinave!

Ecim tutje, për më mirë dhe më sigurtë!

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi