Ministria britanike e Mbrojtjes: Përparimi rus në Ukrainë është ngadalësuar

Përparimi rus në Ukrainë është ngadalësuar përkohësisht, sipas ministrisë së mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.

Shpejtësia e avancimit rus në Ukrainë është ngadalësuar përkohësisht “me gjasë për shkak të vështirësive akute logjistike dhe rezistencës së fortë ukrainase”, sipas Ministrisë Britanike të Mbrojtjes, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Në përditësimin e fundit të inteligjencës së Britanisë për Ukrainën, ministria thotë se kapja e kryeqytetit ukrainas Kievi “mbetet objektivi kryesor ushtarak i Rusisë”.

“Forcat ruse po anashkalojnë qendrat kryesore të popullsisë ukrainase, ndërsa i lënë forcat për t’i rrethuar dhe izoluar ato”, thuhet në njoftim.

“Përleshjet gjatë natës në Kiev ka të ngjarë të kenë përfshirë një numër të kufizuar grupesh sabotazhi rusë të para-pozicionuar”, tha ministria.

Kategoritë
BotaLajme