Ministria e Mbrojtjes e Turqisë: 19 terroristë të neutralizuar në operacionin e ri në Irakun verior

Turqia ka nisur një operacion të ri antiterrorist ndërkufitar kundër grupit terrorist PKK në Irakun verior.

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se 19 terroristë janë neutralizuar në operacionin “Pençe-Kilit” (Kthetra-Dryni) në veri të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).

Turqia ka nisur një operacion të ri antiterrorist ndërkufitar kundër grupit terrorist PKK në Irakun verior.

Ministria tha se operacioni filloi mbrëmë për të parandaluar sulmet terroriste në Irakun verior dhe për të garantuar sigurinë kufitare.

Operacioni “Kthetra-Dryni”, që përfshin ekipe komandosh dhe forcash speciale me mbështetjen e dronëve (UAV), helikopterëve sulmues dhe elementëve të artilerisë, veçanërisht është përqendruar në zonat e Metina, Zap dhe Avasin-Basyan.

Në këto zona po shkatërrohen vende të fshehta, depo municionesh, seli, lokacione grumbullimi dhe një rrjet tunelesh.

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë deklaron se synimet nga faza e parë janë arritur.

“Operacioni vazhdon me sukses siç ishte planifikuar”, shtoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

Sipas tyre, forcat turke kanë filluar të marrin kontrollin e zonës.

“Vazhdojmë të kontrollojmë terrenin. Të gjitha strehimoret, bunkerët dhe të ashtuquajturat shtabe, si dhe shpellat dhe strofkat e terroristëve do të shkatërrohen një nga një. Sipas të dhënave paraprake, në operacion u neutralizuan 19 terroristë. Ne vlerësojmë se ky numër do të rritet. Gjatë operacionit janë plagosur katër bashkëluftëtarë tanë heroikë”, tha Ministria.

Ajo tha se terroristët duhet të kuptojnë se nuk kanë ku të ikin.

“Ata duhet t’i dorëzohen drejtësisë. Ne jemi të vendosur të shpëtojmë kombin tonë fisnik nga tmerri i terrorizmit”, shtoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

Kategoritë
BotaLajme