Ministria e Mbrojtjes e Turqisë publikoi pamjet nga operacioni i ri antiterrorist në Irakun verior

Operacioni “Pençe-Kilit”, i nisur mbrëmë nga Forcat e Armatosura Turke kundër objektivave terroriste në rajonet Metina, Zap dhe Avasin-Basyan në Irakun verior, vazhdon ende.

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë publikoi pamje të operacionit “Pençe-Kilit” (Kthetra-Dryni).

Operacioni “Pençe-Kilit”, i nisur mbrëmë nga Forcat e Armatosura Turke kundër objektivave terroriste në rajonet Metina, Zap dhe Avasin-Basyan në Irakun verior, vazhdon ende.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare turke publikoi pamjet nga operacioni i nisur për të eliminuar sulmet terroriste nga Iraku verior dhe për të garantuar sigurinë kufitare.

Videoja, e cila nis me pamje nga fushata ajrore e kryer në kuadër të operacionit, përfshin momentet e nisjes së avionëve nga bazat e tyre dhe goditjes me saktësi të objektivave.

Pamjet shfaqin edhe momentet kur komandot dhe elementët e forcave speciale hipin në helikopterë për operacionin e sulmit ajror dhe momenti kur ushtarët turq zbresin nga helikopterët në zonën e operacionit.

Në pamjet e publikuara kishte edhe shumë imazhe të momenteve kur goditeshin objektivat terroriste.

Kategoritë
BotaLajme