Ministria ruse e Mbrojtjes: Jemi duke vëzhguar anijen amerikane që hyri në Detin e Zi

Në deklaratë thuhet se marina ruse në Detin e Zi po monitoron manovrat e anijes komanduese dhe kontrolluese amfibe “Mount Whitney”

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se anija amfibe e komandës dhe kontrollit “Mount Whitney” e Marinës së SHBA-së e cila hyri në Detin e Zi, është vënë nën vëzhgim.

Në një deklaratë me shkrim nga ministria thuhet se anija e marinës amerikane ka hyrë sot në Detin e Zi.

Në deklaratë thuhet se marina ruse në Detin e Zi po monitoron manovrat e anijes komanduese dhe kontrolluese amfibe “Mount Whitney”.

Kategoritë
BotaLajme