Ministrja Rizvanolli nuk tregon se me çka ngrohet: Është më rëndësi që ta kursejmë energjinë

Ministrja e Eknomisë, Artane Rizvanolli nuk ka dashur të tregojë para mediave se me çka ngrohet ajo në banesën e saj.

Rizvanolli gjatë konferencës për media tha se ky nivel i tillë diskutimi nuk i kontribon shumë kësaj çështje.

Ajo tha se nuk është e rëndësishme me çka ngrohet por sipas saj e rëndësishme është që të kursehet energjia elektrike.

“Mendoj që një nivel i tillë diskutimi nuk i kontribon shumë kësaj cështje. Nuk është më rëndësi me cka ngrohemi është më rëndësi që ta kursejmë energjinë. Cka kam thënë dhe vazhdoj të them është që nëse keni mundësi të tjera mos e përdorni energjinë elektrike. Jemi duke folur për ata që nuk kanë mundësi të tjera, por ka shumë familje që kanë mundësi të ngrohen në forma të tjera por e shfrtyzojnë rrymën vetëm pse është më lehtë”, ka thënë Rizvanolli.

Kategoritë
LajmeVendi