Miqësore/ Laçi nuk përmbahet ndaj Struga Jr, e thyen 7-0!

Laçi dhe Struga janë dy nga skuadrat shqiptare që do të garojnë në Conference League. Bardhezinjtë kurbinas po kryejnë fazën përgatitore në Strugë dhe sot kanë vendosur të zhvillojnë një miqësore përballë vendasve.

Takimi nuk ka patur shumë histori, Laçi nuk është përmbajtur duke triumfuar 7-0. Regi Lushkja dhe Dejan Zarubica (një nga afrimet e kurbinasve në merkato) shënuan nga një dygolësh.

Rrjetat e tjera të skuadrës së Shpëtim Duros mbajtën firmat e Julian Shehut, Ardit Deliut dhe Iljasa Zylfiut. Sukses i bukur për Laçin, teksa forma e dobët e ekipit që garon në Maqedoninë e Veriut lidhet me faktin që titullarët nuk zbritën në fushë.

Kategoritë
LajmeSport