Misteri i një vetëvrasjeje familjare në Zvicër

Katër anëtarë të një familjeje franceze u vranë të enjten në vendpushimin zviceran të Montreux, ku ende gjallë por në gjendje kritike për jetën është vetëm një 15-vjeçar, pjesë e familjes. Bashkëshortët 41 dhe 40 vjeç, dy vajza binjake 8 vjeçe, ranë(apo më mirë u vetëhodhën) nga ballkoni në katin e shtatë të një ndërtese.

Policia njoftoi se shkaku i rënies është ende duke u hetuar. Gjetjet e reja në hetim tregojnë se anëtarët e familjes ishin pjesë e lëvizjes Prepper dhe jetonin në izolim të plotë.

Mediat franceze raportuan dyshimin se familja ishte pjesë e kultit, pra lëvizjes Prepper dhe se ata kryen vetëvrasje masive. Përkatësisht, kjo lëvizje nënkupton grumbullimin e furnizimeve të mëdha me ushqim dhe ujë ose mësimin e teknikave të vetëmbrojtjes dhe vetëqëndrueshmërisë, të gjitha si pjesë e përgatitjes për Ditën e Gjykimit.

Kjo tezë mbështetet nga pretendimet e Le Parisien, e cila shkruan se dritaret e banesës ishin të vulosura dhe se familja e kalonte kohën vetëm në dy dhoma, ndërsa pjesa tjetër e banesës ishte e mbushur me kanaçe dhe ilaçe. Gjithashtu, fqinjët e tyre thonë se vazhdimisht porosisnin sasi të mëdha pakosh që u dërgoheshin në derë.

Kjo sjellje duket mjaft e çuditshme sepse, të paktën në letër, tre anëtarët e rritur të familjes nuk ishin të huaj.

Sipas Journal de Dimanche, binjaket ishin mbesat e një shkrimtari të shquar algjerian, ditëlindja e të cilit ishte 60 këtë vit, ndaj ai u nderua më 15 mars me kërkesë të presidentit francez Emmanuel Macron. /tesheshi.com/

Kategoritë
BotaLajme