Misteri i tragjedisë që tronditi Tiranën

Një ngjarje mjaft e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në Tiranë, në zonën e Gjykatës së Tiranës, afër rrugës Myslym Shyri.

Një vajzë e re, me ngjyrë, doli e mbytur në gjak në hyrjen e një Pallati duke kërkuar ndihmën e banorëve që ndodheshin aty. E reja dërgohet me urgjencë në spital por humbet jetën sapo mbërrin.

Vetëm pas pak çastesh një i ri hidhet nga kati i tetë i të njëjtës ndërtesë dhe humb jetën në vend. Ai e kishte ndjekur për pak kate vajzën në zbritjen e saj pastaj ishte kthyer në apartament dhe ishte hedhur nga ballkoni i katit të tetë.

Tronditja që dha ngjarja ishte e madhe. Çfarë kishte ndodhur në atë pallat të rastësishëm ku dy të dashuruarit kishin vendosur të takoheshin për herë të fundit në jetën e tyre të shkurtër?

Sipas informacioneve të mëvonshme të dala në media dhe duke iu referuar edhe të dhënave nga rrjetet sociale të djalit, ngjarja e përmbledhur dhe ajo çka dihet deri tani, është kjo:

Klinton Pira, një i ri 26 vjeçar nga Dibra, me banim në Tiranë, kishte shkuar në Angli para disa vitesh në mënyrë klandestine. Atje, ai njihet me të renë nga Gana me emrin Jawesackie Jaboah, 31 vjeçe, me të cilën krijon një lidhje dashurie ku nuk mungonin shprehjet publike të dashurisë në rrjetet sociale përmes  dedikimeve  plot pasion. Vajza ishte me shtetësi francize.

Kategoritë
LajmeRajoni