MIT e kapi dhe e solli në Turqi terroristin e DEASH-it, Kasım Güler

Bëhet e ditur se pjesëtari i organizatës terroriste DEASH, Kasım Güler po përgatitej të kalojë në Turqi në mënyrë të paligjshme me armë dhe mjet shpërthyes.

Organizata Kombëtare Turke e Inteligjencës (MIT) gjatë një operacioni në Siri ka kapur dhe sjellë në Turqi terroristin e DEASH-it, Kasım Güler i ashtuquajturi “shefi i provincës së Turqisë”.

Sipas informacionit të marrë nga burimet e sigurisë, MIT njoftoi se operacioni filloi pasi u mor informata se Kasım Güler nga DAESH-i, i cili është në kategorinë e kuqe në listën e të kërkuarve për terrorizëm me emrin e koduar Abu Osama al-Turki, planifikon të kryejë një veprim duke kaluar në mënyrë të paligjshme në Turqi.

Güler duke qenë në ndjekje u kap në operacionin e kryer në Siri dhe u soll në Turqi për t’u marrë në pyetje.

Bëhet e ditur se pjesëtari i organizatës terroriste DEASH, Kasım Güler po përgatitej të kalojë në Turqi në mënyrë të paligjshme me armë dhe mjet shpërthyes.

Shumë dokumente organizative dhe informacione konfidenciale u kapën gjithashtu tek Kasım Güler, i cili u raportua të ishte anëtari i parë i DAESH-it i kërkuar dhe i kapur në kategorinë e kuqe.

Güler ishte në Afganistan dhe Pakistan midis viteve 2008 dhe 2010, duke operuar në zona konfliktuale dhe u bashkua me DAESH-in në vitin 2014.

Thuhet se Kasım Güler, i cili deklarohet të jetë në pozicione të nivelit të lartë brenda organizatës, është gjithashtu i ashtuquajturi “zyrtar financiar i DEASH-it në Rusi, Evropë dhe Turqi”.

Kategoritë
BotaLajme