Mitrovicë: Arrestohen dy prindërit në sheshin kryesor për shkak të sjelljes ndaj fëmijëve të tyre

Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur në Mitrovicë para pak ditësh ku dy prindër janë arrestuar në sheshin e këtij qyteti pasi veprimeve jo të duhura ndaj fëmijëve të tyre, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Dyshimet lidhen me mungesën e kujdesit të duhur të të dy prindërve ndaj fëmijëve të tyre.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë policor:

Sheshi Mehë Uka, Mitrovicë (NN) 26.10.2021 – 14:00. Me 29.10.2021 janë arrestuar dy të dyshuar/a, një femër dhe mashkull kosovarë pasi që të njëjtit me veprimet e tyre dyshohet se nuk kanë treguar kujdesin e duhur ndaj fëmijët të tyre. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Kategoritë
LajmeVendi