Miu ndërpret seancën e parlamentit, videoja bëhet virale (Video)

Zyrtarët spanjollë u përballën me një situatë të pakëndshme në parlamentin rajonal të Andaluzisë. Një mi u shfaq papritur në sallë pikërisht kur ata po përgatiteshin të votonin.

Shfaqja e miut bëri bujë në dhomën e mbledhjeve. Videoja tregon se si kryetarja e parlamentit, Marta Bosquet ka frikë kur sheh miun që vrapon poshtë tavolinave. Disa zyrtarë u çuan nga vendet e tyre për ta shmangur.

Kategoritë
BotaLajme